Apliko Online

[contact email="blerimlatifi@ikaf.org"]

Kualifikimet

Instituti KAF njofton të gjithë kandidatët e interesuar se ka hapur Konkursin për Regjistrim për Afatin,
Tetor/2018 për të gjitha programet kualifikuese të akredituara:

Regjistrim, Afati Tetor 2018

Regjistrimet, Afati – Shkurt 2019

Instituti KAF është Shoqatë Profesionale për Certifikimin e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës që ofron programe certifikuese dhe zhvillim të njohurive përmes Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për të gjithë indiviidët e interesuar për certifikime dhe aftësim professional

Hapet afati për regjistrim në të gjitha programet për Afatin, Shkurt 2019

Instituti KAF njofton të gjithë kandidatët e interesuar se ka hapur Konkursin për Regjistrim për Afatin, Shkurt/2019 për të gjitha programet kualifikuese të akredituara:

 -Nëpunës i Kontabilitetit (Bookkeeping)
 -Teknik i Kontabilitetit – Niveli i Parë
 -Kontabilist i Certifikuar – Niveli i Dytë
 -Auditor i Jashtëm i Certifikuar – Niveli i Tretë
 -Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë online për regjistrim përmes web-it  www.ikaf.org

Faza përfundimtare e regjistrimit:

Afati për regjistrim deri më 10 shkurt 2019. Mundësi pagese edhe me këste

IKAF aplikon njohjen e moduleve në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara me Universitetet: Fakulteti Ekonomik – Universiteti i Prishtinë “Hasan Prishtina”, Universiteti i Biznesit “Haxhi Zeka” – Administrim Biznesi, Universiteti “Kadri Zeka” – Fakulteti Ekonomik, Kolegji Internacional “Globus”, Kolegji “Dukagjini”, poashtu, aplikohen edhe Njohjet Jo-Standarde (mundësi e njohjes individuale).

Auditor i Certifikuar

Auditor i Certifikuar – Niveli i Tretë

Programi për Certifikimin e Auditorëve është krijuar në atë formë që të kontribuojë në menaxhim financiar të mirë dhe cilësor. Certifikimi i individëve bëhet duke u bazuar në kriteret e parapara me Ligjin në fuqi dhe në harmoni me standardet ndërkombëtare të auditimit. Qëllimi i IKAF është të trajnojë dhe të certifikojë individë të cilët posedojnë integritet të lartë, zbatojnë Kodin e Etikës Profesionale dhe krijojnë besueshmëri në publik për auditim të pasqyrave financiare. Me këtë, IKAF synon që të luajë rol të rëndësishëm në të mirën e të gjitha palëve.

Modulet
P1 Kontabilisti Profesional
P2 Raportimi i Korporatave
P3 Analiza e Biznesit
P6 Tatimet e Avancuara
P7 Auditimi i Avancuar dhe Siguridhënia

Orari
E marte, E premte – Ora: 17:00 – 20:00;
E shtune – Ora 09:00 – 13:00
Vendi: Prishtinë

Çmimi

Përshkrimi Njësia Çmimi Vlera
Regjistrimi 1 200.00 200.00
Trajnimit + Literatura + qasja në Forum Online 5 200.00 1,000.00
Anëtarësia vjetore si Kontabilist i Certifikuar në vitin e parë Falas, vitet tera 60 Euro 1 00.00 00.00
Gjithsej: 1,200.00

*Anëtarësia vjetore si “Auditor i Certifikuar” është 60.00 Euro.

IKAF ofron FALAS provimin pas ligjëratave për të gjithë kandidatët të cilët vijojnë ligjëratat rregullisht ose më shumë se 2/3 e ligjëratës, vetëm duhet ta paraqesin provimin brenda afatit kohor dhe nuk do të pagujanë për provim. Ndërsa, të gjithë kandidatët të cilët nuk e plotësojnë kriterin e cekur më lartë, obligohen që ta paraqesin dhe paguajnë provimin edhe për herë të parë. Kosto e provimit 45 Euro.

Kriteret për regjistrim:
– Formulari i Regjistrimit;
– Diploma e Fakultetit/Ekonomik apo Administrim Biznesi;
– Certifikata Kontabilist i Certifikuar;
– Dëshmi mbi përvojen e punës mbi 2 vite në auditim/kontabilitet;
– CV-ja;
– Një fotografi.

Kush mund të aplikojë:

Në këtë nivel të trajnimit, ftohen për aplikim të gjithë ata të cilët kanë kualifikim dhe përvojë pune në kontabilitet, auditim dhe financa dhe janë të certifikuar në nivelin e dytë “Kontabilist i Certifikuar”.

Certifikimi nga IKAF, bëhet sipas Ligjit në fuqi, Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit të Bashkimit Evropian nën Direktivën e 8 të praktikave të mira ndërkombëtare, përmes së cilave rregulla, IKAF i përgatitë kandidatët për Licencim. Si përfitues më të mëdhenj nga ky trajnim konsiderohen pozitat në vijim: auditorët,kontabilistët, zyrtarët financiar dhe të gjithë ata kandidatë që dëshirojnë ta ushtrojnë poziten e Auditorit.

Auditor i Brendshëm

Auditor i Brendshëm i Certifikuar në Sektorin Privat dhe Publik

Auditori i Brendshëm i Certifikuar, dallon për nga angazhimi për t’i shërbyer interesit publik dhe gjithë atyre që mbështeten në sigurinë që ata e japin. Certifikimi në këtë nivel – është mënyra më e mirë për t’u bërë një auditor i brendshëm profesional, plotësisht i kualifikuar, mjaft kompetent, i aftë për të dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin e një organizate në nivelin më të lartë të mundshëm, duke qenë një këshilltar i besuar i një ekipi të lartë në kompani. Titullin Auditor i Brendshëm e fitojnë ata që kanë përfunduar kualifikimet tona profesionale dhe të cilët kanë demonstruar ndikim dhe udhëheqje në rolin e tyre si auditor i brendshëm.

Modulet
AB-P1 Mjedisi i Auditimit të Brendshëm
AB-P2 Menaxhimi Financiar
AB-P3 Praktika në Auditimin e Brendshëm
AB-P4 Auditimi i Sistemit të Informacionit
AB-P5 Qeverisja e Korporatave dhe Menaxhimi i Riskut

Orari
E premte – Ora 17:00 – 20:00
E shtune – Ora 09:00 – 13:00
Vendi: Prishtinë

Çmimet

Përshkrimi Njësia Çmimi Vlera
Regjistrimi 1 200.00 200.00
Trajnimit + Literatura + qasja në Forum Online 5 200.00 1,000.00
Anëtarësia vjetore AB në vitin e pare FALAS (vitet tjera 60 Euro) 1 00.00 00.00
Punimi – Rast Studimor = 100.00 Euro      
Gjithsej: 1,200.00

*Punimi – Rast Studimor e kanë për obligim ta përgatisin të gjithë kandidatët të cilët nuk kanë përvojë në auditim minimum 3 vite. Kosto shtesë në rast se aplikohet Rasti Studimor është 100.00 Euro.
 
IKAF ofron FALAS provimin pas ligjëratave për të gjithë kandidatët të cilët vijojnë ligjëratat rregullisht ose më shumë se 2/3 e ligjëratës, vetëm duhet ta paraqesin provimin brenda afatit kohor dhe nuk do të paguajn për provim. Ndërsa, të gjithë kandidatët të cilët nuk e plotësojnë kriterin e cekur më lartë, obligohen që ta paraqesin dhe paguajnë provimin edhe për herë të parë. Kosto e provimit 65 Euro.

Formulari i Regjistrimit:
 
 -Të posedoj diplomë universitare në ekonomi, administratë publike, financa publike, kontabilitet dhe juridik apo dhe fusha tjera të studimeve relevante (nëse vlerësohen si të pranueshme nga rregulloret e Institutit KAF);
 -Dëshmi mbi përvojen e punës profesionale 3 vite;
 -Përvojë pune në fushën e auditimit (Përparësi në regjistrim);
 -CV-ja së bashku me një fotografi;
 -Kandidatët të cilët nuk kanë përvojë pune në fushën e auditimit, kontabilitetit apo kontrollit të brendshëm, i nënshtrohen provimit pranues.

Teknik i Kontabilitetit

Teknik i Kontabilitetit – Niveli i Parë

Teknikët e Kontabilitetit kanë një rol shumë të rëndësishëm për të gjitha ndërmarrjet, që nga biznesetprivat të reja, departamentet qeveritare e deri te korporatat. Teknikët e Kontabilitetit u ndihmojnëkontabilistëve profesionistë për të mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare.

Modulet
F1 Kontabilisti në Biznes
F2 Kontabiliteti Menaxherial
F3 Kontabiliteti Financiar
F6 Tatimet

Orari
Prishtinë: E hëne – E mërkure – E enjte; Ora 17:00 – 20:00;
Pejë: E premte – Ora 17:00 – 20:00; E shtune – Ora 09:00 – 14:00;
Prizren: E premte – Ora 17:00 – 20:00; E shtune – Ora 09:00 – 14:00

Çmimi

Përshkrimi Njësia Çmimi Vlera
Regjistrimi 1 165.00 165.00
Trajnimit + Literatura + qasja në Forum Online 3 100.00 300.00
Kosto për njohje të provimit F1 Kontabilisti në Biznes 1 30.00 30.00
Anëtarësia në vitin e parë FALAS (Vitet tjera 45.00 Euro) 1 0.00 0.00
Gjithsej: 495.00


Sqarim: Kjo tabelë vlenë vetëm për ekonomistat e diplomuar, jo-ekonomistat obligohen me vijim të ligjëratave dhe provim të Modulit: F1 Kontabilisti në Biznes dhe kosto shtesë = 100.00 Euro.

IKAF ofron FALAS provimin pas ligjëratave për të gjithë kandidatët të cilët vijojnë ligjëratat rregullisht ose më shumë se 2/3 e ligjëratës, vetëm duhet ta paraqesin provimin brenda aftit kohor dhe nuk do të paguajn për provim. Ndërsa, të gjithë kandidatët të cilët nuk e plotësojnë kriterin e cekur më lartë, obligohen që ta paraqesin dhe paguajnë provimin edhe për herë të parë. Kosto e provimit 30 Euro.

Kriteret për regjistrim:
– Formulari i Regjistrimit;
– Certifikata e Fakultetit ose Shkollës së Mesme;
– CV-ja;
– Një fotografi.

Kush mund të aplikojë:
Në këtë nivel mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit të cilët synojnë të mirren me kontabilitet dhe dëshirojnë të fitojnë certifikatë përkatëse, me të cilën mund të asistojnë tek kontabilistët profesionist. Ky është një kualifikim zhvillues për menaxherët e zyrës si dhe për stafin administrativ dhe për të ndjekur këtë trajnim, nuk kërkohet përvojë pune paraprake në fushat relevante. Përpos kësaj, këtë trajnim mund ta ndjekin të gjithë ata të cilët synojnë të bëhen Kontabilist të Certifikuar(që është niveli i dytë i trajnimit pas Teknikut të Kontabilitetit), dhe në përgjithësi të gjithë ata që kanë interesim për kontabilitet e financa, theksojmë këtu: Zyrtar financiar, shef i financave, analist financiar, këshilltar financiar, Zyrtar i thesarit, certifikues i pagesave, zyrtar i prokurimit, menaxher projektesh, kontabilst et..

Kontabilist i Certifikuar

Kontabilist i Certifikuar – Niveli i Dytë

Kualifikimi “Kontabilist i Certifikuar” është gjithçka që nevojitet për të qenë kontabilist profesionist. Ky kualifikim u jep rëndësi të veçantë aftësive të raportimit financiar të cilat duhet të zhvillohen në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

Modulet
F4 Ligji i Korporatave dhe Bznesit
F5 Menaxhimi i Performancës
F7 Raportimi Financiar
F8 Auditimi dhe Siguridhënia
F9 Menaxhimi Financiar

Orari
Vendi: Prishtinë
E marte, E premte – Ora 17:00 – 20:00; & E shtune – Ora 09:00 – 13:00

Çmimi

Përshkrimi Njësia Çmimi Vlera
Regjistrimi 1 165.00 165.00
Trajnimit + Literatura + qasja në Forum Online 5 100.00 500.00
Anëtarësia në vitin e parë FALAS (Vitet tjera 45.00 Euro) 1 0.00 0.00
Gjithsej: 665.00

IKAF ofron FALAS provimin pas ligjëratave për të gjithë kandidatët të cilët vijojnë ligjëratat rregullisht ose më shumë se 2/3 e ligjëratës, vetëm duhet ta paraqesin provimin brenda afatit kohor dhe nuk do të pagujan për provim. Ndërsa, të gjithë kandidatët të cilët nuk e plotësojnë kriterin e cekur më lartë, obligohen që ta paraqesin dhe paguajnë provimin edhe për herë të parë. Kosto e provimit 30 Euro.

Kriteret për regjistrim:
– Formulari i Regjistrimit;
– Diploma e Fakultetit/Ekonomik apo Administrim Biznesi;
– Certifikata Teknik i Kontabilitetit;
– Dëshmi mbi përvojen e punës 2 vite min.në financa ose kontabilitet;
– CV-ja;
– Një fotografi.

Kush mund të aplikojë:
Të drejtë regjistrimi kanë kandidatët që kanë përfunduar, janë duke vijuar shkollimin Universitar në Fakultetin Ekonomik, Administrim Biznesi apo të ngjashme dhe janë të certifikuar si Teknik i Kontabilietit.
Disa nga pozitat që u dedikohet drejtpërsëdrejti ky trajnim janë: Auditor, zyrtarë financiar, kontabilist, certifikues i pasurive, zyrtar i prokurimit, zyrtar për krime ekonomike, shef i financave, analist financiar, menaxher i riskut etj..

Nënpunës i Kontabilitetit

Nëpunës i Kontabilitetit

Një libër-mbajtës (bookkeeper) luan një rol kyç në zhvillimin e kompanisë, bazuar në transaksionet financiare dhe informatat e sotme lidhur me një biznes. Ai siguron që të dhënat e transaksioneve financiare të kryera të jenë të sakta, të azhurnuara dhe gjithëpërfshirëse. Me pak fjalë, një libërmbajtës është në thelb dështimi ose suksesi i kompanisë.

Për të punuar si një nëpunës kontabiliteti profesionist, duke përfunduar me sukses detyrat në kompani,nevojitet një certifikim profesional nga institucionet e akredituara. Trajnimin dhe certifikimin enëpunësit të kontabilitetit tashmë në Kosovë e mundëson Instituti KAF. Njerëzit që synojnë të punojnënë rolin e nëpunësit të kontabilitetit duhet të kenë njohuri dhe aftësi të avancuara të libër-mbajtjes(bookkeeping). Këto aftësi nevojiten për të punuar në një profesion kontabiliteti ose për të pasur njëavancim në profesionin e kontabilistit. Kjo është arsyeja pse IKAF ofron një sesion Certifikimi dheTrajnimi të Avancuar të libër-mbajtjes (bookkeeping). Për të siguruar që studentët do të fitojnë njohuridhe shkathtësi të nevojshme për kryerjen e transaksioneve dhe detyrave të avancuara të kontabilitetit.

Modulet
BA1 Bazat e Kontabilitetit Financiar
BT1 Bazat e Tatimeve
BC1 Bazat e Kontabilitetit të Kompjuterizuar në Praktikë

Çmimi

Përshkrimi Njësia Çmimi Vlera
Regjistrimi 1 165.00 165.00
Trajnimit + Literatura + qasja në Forum Online 3 70.00 210.00
Anëtarësia vjetore (Në vitin e pare Falas, në vazhdim 45 Euro) 1 00.00 00.00
Gjithsej: 375.00

IKAF ofron FALAS provimin pas ligjëratave për të gjithë kandidatët të cilët vijojnë ligjëratat rregullisht ose më shumë se 2/3 e ligjëratës, vetëm duhet ta paraqesin provimin brenda afatit kohor dhe nuk do të pagujan për provim. Ndërsa, të gjithë kandidatët të cilët nuk e plotësojnë kriterin e cekur më lartë, obligohen që ta paraqesin dhe paguajnë provimin edhe për herë të parë. Kosto e provimit 30 Euro.

Konkursi shpallet për këto vende: Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan, Ferizaj.

Orari: Orari i ligjëratave do të organizohet 2 deri 3 herë në javë. Gjatë ditëve të punës ligjëratat do të organizohen nga ora 17:00 – 20:00, ndërsa të Shtunen do të jetë 09:00 – 13:0

Kriteret për regjistrim:
– Formulari i Regjistrimit;
– Certifikata e Shkollës së Mesme ose Bachelor;
– CV-ja;
– Një fotografi;

Apliko per Module të Caktuara
Antarësohu në IKAF

Antarësohu në IKAF

Si anëtar i IKAF-it ju do të tregoni përkushtim ndaj standardeve, ndryshimeve ligjore dhe praktikave profesionale.

Të bëheni anëtar profesional i IKAF-it është mundësia juaj për të zgjeruar aftësitë tuaja. Ju mund të rrisni potencialin tuaj të fitimit, të ju dallojnë klientët dhe punëdhënësit dhe të merrni përfitime të tjera të anëtarësisë profesionale.

Anëtarët do të gëzojnë përfitimet individuale të anëtarësimit, duke përfshirë edhe qasjen në forumin e IKAF-it dhe IIA Global (+IIA Member)*, burimet tona online, si dhe zbritjet në trajnime, seminare dhe ngjarje të IKAF.

Edhe nëse nuk jeni certifikuar me IKAF-in, ekziston mundësia, që ju të fitoni statusin tuaj të anëtarësimit sipas rregulloreve të IKAF.

Anëtarësimi i organizatave apo anëtarësimi në grup

Nëse dëshironi të ngritni standardet profesionale në departamentet tuaja, pse të mos e konsideroni skemën tonë të anëtarësimit të organizatave apo anëtarësimi në grup?

Ekipi juaj do të jetë pjesë e organizmeve të njohura të IKAF-it dhe qasjes në IIA Global, i angazhuar për të ndjekur standardet ndërkombëtare, ndryshimet ligjore dhe praktikat profesionale për profesionin tuaj.

Secili anëtar i ekipit tuaj do të gëzojë përfitimet individuale të anëtarësimit, duke përfshirë edhe qasjen në forumin e IKAF-it dhe IIA Global (+IIA Member)*, burimet tona online, si dhe zbritjet në trajnime, seminare dhe ngjarje të IKAF.

Si të aplikoni

Ju mund të aplikoni online për t'u bërë anëtar i IKAF-it. Kurse ne do ju regjistrojm në SMIS si anëtar me qasje në forumet tona dhe IIA Global (+IIA Member)*, si dhe do ju krijohet nje email zyrtar për komunikim, në platformen gmail, me domenin @ikaf.org me kapacitet prej min 100GB.

Llojet e anetarësisë

Kosto për vitin 2019

Auditor i Brendshëm i Certifikuar (+IIA Member)*

100€

Auditor i Brendshëm i Certifikuar

60 €

Auditor i Jashtem i Certifikuar

60 €

Kontabilist i Certifikuar

60 €

Teknik i Kontabilitetit

45 €

Nëpunës i Kontabilitetit (Bookkeeping)

45 €

Anëtarë tjerë

60 €

Anëtarësimi i organizatave ose grupeve

Na kontaktoni

 

 

 

 

 

 

 

*Anëtarësimi në IKAF dhe në IIA Global, nëpërmes bashkepunimit që IKAF ka me IIA Maqedoni

Ndonjë pyetje?

Nëse keni ndonjë pyetje për t'u bashkuar me ne si një anëtar profesional, ju lutemi plotësoni aplikimin dhe ne koment shkruani pyetjen tuaj ose na kontaktoni përmes telefonit 044 118 346 apo 038 220 608.

ÇFARË JE DUKE PRITUR ?

Dëshironi që njohurit tuaja t'i ktheni në një fitim më të madh

Ekipi ynë profesional posedon një pasion të madh për edukim. Ne bëjmë punë të palodhur

për të zhvilluar karieren tuaj me ane te trajnimeve modulare cilesor dhe për të ju

ndihmuar juve qĂ« t’i arrini qĂ«llimet jetĂ«sore profesionale